Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i pyetur për kyçjen e Besës në Qeveri ka anashkaluar në mënyrë indirekte rëndësinë dhe rolin e BDI-së

“Kyqja jonë në Qeveri varet vetëm nga raportet ndërmjet BESËS dhe Kryeministrit Zaev. Nuk varet dhe nuk guxon të varet nga ndonjë faktor tjetër”, ka theksuar Gashi në një intervistë për TVM2. Krahu i Gashit tashmë është pranë hyrjes në Qeveri dhe se siç mëson INA janë kryer gati të gjitha detajet. Si pjesë e këtij koalicioni do të jetë edhe PDSH-ja, me dy deputetët e saj.