Autoritetet indoneziane njoftuan se më 18 qershor një anije u fundos në liqenin Toba në ishullin e Sumatrës dhe për pasojë janë zhdukur 192 persona. Sipas burimeve ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

Rreth orës 17 e 30 minuta sipas orës vendore të 18 qershorit, një anije u fundos papritur rreth 1.6 kilometra nga porti i destinacionit. Deri tani kanë arritur të shpëtohen 18 vetë dhe janë nxjerrë 3 trupa të pajetë.Mendohet se pjesa më e madhe e pasagjerëve janë bllokuar brenda anijes së fundosur në liqen, për kërkimin e së cilës janë angazhuar mbi 200 anëtarë të ekipeve të shpëtimit.

Sipas raportimeve mediatike, përveç kushteve të këqija të motit, shkaku kryesor mund të ketë qenë mbingarkesa me pasagjerë, shkruan CRI. Thellësia e liqenit Toba është mbi 500 metra dhe për shkak të mungesës së pajisjeve të shpëtimit në ujëra të thella, të bllokuarit mund të mos mbijetojnë.