Reshje intensive të shiut kane shkaktuar probleme te medha ne gjithe vendin. Raportohet per përmbytjen e autostradës Tiranë – Durrës. Uji ka vërshuar në të gjithë autostradën. Disa automjete raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergejncat Civile pasi situata po agravon.

Ndërkoha ka reaguar edhe Policia e Shtetit e cila shprehet se përballë karburant Kastratit, niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0.75 metra.

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Ne autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra

Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.

Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë.