Mediat italiane kanë publikuat fotografinë dhe identitetin e studentes shqiptare, e cila u gjet e vdekur në një konvikt në Trieste, ku edhe studionte.
Viktima është Floriana Xheka, 21 vjeçe, e cila sipas medieve lokale humbi jetën për shkak të një ataku kardiak.
Në profilin në rrjetet sociale të vajzës, thuhet se ajo është nga Tepelena.

Ajo u gjet e pajetë në konviktin ku jetonte, mbrëmjen e djeshme.