Prokuroria pritet të marrë nën përgjegjësi penale ata që kanë shkaktuar probleme të mëdha urbanistike në Gjirokastër sidomos në zonën ku rrezikohen të shemben dy pallate.

Grupi i gatshem hetimor ka nisur hetimet në lidhje me ndërtimet ne Lagjen e Shtufit, aty ku rreshkitja rrezikon të shembë një pallat.

Katër katet e një ndërtese 7 katëshe në Gjirokastër u pushtuan nga dheu që rëshqiti nga Kodra e Shtufit. Banorët u evakuan nga shtëpitë ndërsa apelojnë shtetin për strehim.

Prokuroria e rrethit të Gjirokastrës ka nisur këtë të dielë hetimin mbi pallatinn që tashmë është evakuar dhe rrezikon të shembet.

“Pa dyshim ka shume per te hetuar e konkluduar ne ate “masaker” urbanistike, potencialisht vdekje prurese te kryer aty ne disa vite’, reagon deputeti i qarkut Tritan Shehu.

Pasditen e së dielës, Komisioni i Konstatimit në Bashkinë Gjirokastër pasi inspektoi situatën apeloi për evakuim të banorëve të pallatit por edhe të dy shtëpive të tjera që ndodhen po në këtë zonë.

Për strehimin e 21 familjeve, Bashkia ka ofruar ambientet e konviktit të shkollës ‘Pandeli Sotiri’.