Largimi i Marina Vjollcës pas 11 vitesh nga ‘Top Channel’ u bë një nga lajmet kryesore të mediave para pak kohësh. Kur Marina është pyetur për këtë lëvizje të papritur duke u bërë pjesë e ‘Tv Klan’, ajo është përgjigjur se, ishte koha për një kthesë në karrierën e saj dhe se nuk mundi t’i rezistonte ftesës që iu bë.

Ajo deri më tani ka zbuluar pak detaje rreth programit të ri, duke mbajtur mister emrin dhe shumë informacione të tjera. Por, një pjesë e misterit është zbuluar pasi të ftuarit e emisionit të saj kanë treguar emrin e programit dhe të ftuarit VIP.

Me anë të një fotoje që këngëtarja Anxhela Peristeri ka postuar në Instagram ka bërë të ditur se programi i Marinës do të quhet ‘Status Live Show’ dhe do të nisë më datë 12 tetor.

Disa prej emrave të ftuar që do marrin pjesë në mbrëmjen e parë të këtij programi janë: Anxhela Peristeri, Soni Malaj, Endri dhe Stefi Prifti, Reinaldo Gaçi dhe Era Rusi.