Një qengj po bëhet mjaft i famshëm kohët e fundit për shkak se ka lindur me 5 këmbë.

Qengji ka lindur 2 javë më parë në një fermë në Cornsay.

Qengji u gjet nga Angie Jewitt pasi ishte braktisur nga nëna e vet, dhe pasi e mori dhe u kujdes për të e quajti hope me shpresën se ai do të jetojë.

Shanset që qengjat të lindin me 5 këmbë janë 1 në 1 milion. Dhe është ende e paqartë se çfarë e shkakton.

Këmba e pestë e Hope është shumë e zhvilluar por kjo nuk e pengon atë të ecë edhe pse pjesa më e madhe e kafshëve të lindura me deformime nuk jetojnë gjatë.

Por Hope sipas veterinerëve nuk ka nevojë për operacion për të pasur një jetë të gjatë e të lumtur.