Kjo nuk është hera e parë që Bleona Qereti bën bujë në mediat ndërkombëtare për shkak të veshjes së saj.

Në 2014-ën, teksa u shfaq në tapetin e kuq të çmimeve AMA, Bleona ishte veshur me një fustan rrjetë, që njësoj si këtë herë, i linte shumë pak vend imagjinatës.

E përditshmja britanike Metro shkruan se Bleona ka arritur të tërheq vëmendjen e të gjithëve, për shkak te ekpozimit të trupit të saja.

“Një këngëtare për të cilën me gjasë nuk keni dëgjuar kurrë “vodhi” vëmendjen nga yjet e tjerë në tapetin e kuq të festës së Vanity Fair, pasi u shfaq e veshur kështu…” shkruan Metro.