Një jetë e marrë padrejtësisht, që në moshë të hershme. Një mall që nuk mund ta shuaj as një oqean. Një familje që humbën më të dashurin e tyre. Një nënë që assesi nuk pajtohet me faktin që vogëlushin e saj nuk mund ta përkëdhel në prehrin e saj, ndërsa lotët janë gjëja e vetme përmes të cilës mund ta shpreh gjithë këtë mallëngjim.

I ndjeri Almir Aliu, në vend që bashkë me bashkëmoshatarët t’i bashkohej bankave shkollore, trupi i tij po pushon në dheun e zi.