Messi ka përsëritur edhe njëherë se nuk i interesojnë çmimet individuale, por ato ekipore. Me triumfin në dhjetorin që lamë pas (2017), Cristiano Ronaldo barazoi Lionel Messin me “Topa të Artë”, teksa tashmë të dy kanë nga pesë të tillë.

Këtë sezon, ai që po shkëlqen është magjistari argjentinas, që shihet nga tani favorit për “Topin e Artë 2018”.

Por, Messi e ka bërë edhe njëherë të qartë se dëshiron të fitojë tituj me Barcelonën dhe se nuk po mendon për ato individuale.

“E kam thënë disa herë se synimi im nuk janë çmimet individuale, por ato ekipore dhe do të luajmë për të fituar gjithçka. Shpresoj të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë, jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Messi.

26 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat, këto janë statistikat e Messit deri tani në sezonin 2017-2018.