Në fund të natës së parë të edicionit të 68-të të Sanremos bëhet çështje kënga e prezantuar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

Sipas mediave italiane kjo këngë është prezantuar në edicionin e Sanremo Giovani të 2016 pasi ka shumë ngjashmëri si në tekst dhe në melodi.

“Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e Sanremos të Meta dhe Moro është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo.

Nëse prania e të njëjtit autor do të mund të shmangte akuzat për plagjiaturë, është pikërisht përhapja e këngës së prezantuar në Sanremo Giovani 2016 që mund të sillte probleme për Ermal Metën dhe Fabrizio Moron.