Kandidati për Kryetar të Komunës së Strugës Lavdrim Elmazi,përmes një postimi në faqen tij zyrtare në Facebook,ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij në Slloveni.Më poshtë keni postinin e plot.

Delegacioni i Lëvizjes Besa i udhëhequr nga Kryetari, Bilall Kasami, qëndroi në vizitë pune në Maribor të Sllovenisë. Në këtë delegacion është edhe kandidati i Komunës së Strugës, Lavdrim Elmazi, ku për së afërmi u njoftua me projektet e reja për një komunë sa më evropiane. Në këtë vizitë Lavdrim Elmazi realizoi takim edhe me Kryetarin e Komunës së Mariborit, Andrej Fishtravec, ku u dakorduan se do të kenë bashkëpunim në të ardhmen në nivel të komunave. Ai gjithashtu ka vizituar edhe fabrikën për riciklimin e mbeturinave, ku si prioritet kryesorë pas fitoreve të komunave nga rradhët e Lëvizjes BESA, do të kenë plane konkrete për zgjidhjen e problemeve me mbeturinat. Ky delegacion realizoj takim edhe me institutin ”Arti Future”, ku edhe u bisedua për projektin “Korabi 2025”.

Për një jetë të re!

#meLavdrimin #meBesë