Shqiptari Ermal Meta ia ka dalë të fitojë festivalin e famshëm të këngës italiane, Sanremo.

Së bashku me Fabrizio Moro, këngëtari shqiptar ia doli të rikthehej nga ‘ferri’ ku e çuan me akuza për plagjiaturë në fitues të Sanremos.

Ata shpallen fitues me 52% të votave në vendin e parë, me një diferencë të madhe ndaj vendit të dytë që mori 22%.

Pas shumë polemikave këtë edicion të festivalit, Meta dhe Moro kanë arritur të lënë gjithçka pas krahëve dhe me performancat e tyre të jashtëzakonshme fituan zemrat e italianëve duke i bërë më të votuarit në këtë festival.
Përveç çmimit të parë, Ermal Meta dhe Moro, fituan dhe çmimin “Tim Music” në Sanremo 2018.

Ky çmim jepet për këngën që është dëgjuar më shumë në rrjetet sociale dhe youtube. Në vetëm dy ditë kënga e tyre arriti në 4 milionë klikime duke u bërë një hit i padiskutueshëm në Itali, por jo vetëm.

Kritika e Sanremos e vlerësoi këngën për zërin e këngëtarëve, muzikën, por edhe mesazhin.

Kënga “Nuk më keni bërë asgjë” e Ermal Metas dhe Fabrizio Moros me bashkëautor Andrea Fabo, trajton një nga temat më forta sot siç është mposhtja e frikës ndaj terrorizmit.

Me referime të forta ndaj vendeve si Nizza, Rambla, Kajro, Londra ku gjatë viteve të fundit terrorizmi shkaktoi viktima duke mbjellë frikë e panik tek të gjithë, kjo këngë sjell si triumf fitoren e jetës kundër gjithçkaje.

“Krahë pa duar, fytyra pa emër, të ndërrojmë lëkurat, në fund të fundit jemi të gjithë njerëzor…. nuk më keni bërë asgjë, nuk më keni marrë asgjë, kjo është jeta ime e ecën vec para përtej njerëzve e përtej gjithçkaje” thuhet ne teksin e kësaj kënge.

“Non mi avete fatto niente” u pezullua përkohësisht për dyshim të thyerjes së rregullores së Festivalit, por pas vlerësimeve, “Rai” doli në përfundimin se kjo këngë të vazhdonte garën.

Pas verifikimeve, diten e sotme RAI ka vendosur qe Meta te vazhdoje garen pasi ka rezultuar se kenga e tij nuk eshte plagjature.https://youtu.be/R0NF8BZlH4I