Nga Kristi Kaba

Te rinjte evropiane synojne Gjermanine, edhe nga vete vendet anetare te Bashkimit Evropian. Tendenca behet akoma me shqetesuese ne rastin e Italise, nje nga gjashte vendet themeluese te BE-se, qe as ne vigjilje te zgjedhjeve parlamentare, kur premtohen “meraviglie” nga te kater anet, nuk ka mundur te ngjalle shprese per te qendruar tek te rinjte italiane, te cilet me nje pragmatizem jo fort te kritikueshem zgjedhin te largohen, ne vend qe te presin qe qeverite (e vjeter/e re) te shenojne piken e ktheses.

Ne Shqiperi, shumefish me shume se pertej Adriatikut, degjohet/flitet/shkruhet gjithnje e me shume “deutsch”. “Nuk behem per kafe se kam kursin e gjermanishtes.Tschüss! “,- me refuzoi ftesen nje shoqe. “Sa dola nga kursi i gjermanishtes. Was geht?”,- ma ktheu pershendetjen ne nje takim rastesor mbremjeje nje shoqe gjimnazi. “Morgen liebe :* !”,- nje mesazh zgjimi ne WhatsApp.

Te rrish ne vendlindje dhe te presesh…Godone? Per me teper, prespektiva e anetaresimit ne BE duket e larget, e koklavitur dhe Unioni eshte mjaftueshem ne krize per te inkurajuar vendet aspirante/kandidate. Dhe jeta eshte shume e shkurter. ➡ 🇩🇪 mund te shkojme sa jemi “youg & beautiful”, ndersa Shqiperine ne BE mund ta gezojme kur te jemi bere kokethinjur dhe hijerende.