Dries Mertens thotë se është shumë i lumtur tani për ta braktisur Napolin për Kinën dhe se po qe nevoja, do të futej në portë për ta fituar titullin e kampionit në Serie A.

Anësori belg ka një klauzolë lirimi prej 28 milionë euro në kontratën e tij, e cila është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, por thuhet se ka edhe një klauzolë të veçantë kineze,

Sezonin e kaluar ai mori oferta nga Superliga kineze, të cilat i refuzoi për të qëndruar te Napoli.

“Ka ndodhur vitin e kaluar, ama këtë vit nuk më ka telefonuar askush. Jam joshur, është normale dhe njerëzore, por kam dashur dhe dua të qëndrojë këtu ende. Tash jam më i lumtur se kurrë më parë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për ta fituar Scudetton do të bënte gjithçka.

“Për ta fituar Scudetton do të luaja mbrojtës krahu dhe madje portier nëse do të më kërkonte trajneri Maurizio Sarri, edhe nëse kjo s’do t’i pëlqente Pepe Reinas”, ka shtuar ai