Këtë mëngjes në shtëpinë e kandidatit për kryetar në Komunën e Gjorçe Petrov nga VMRO-DPMNE, Vllado Misajllovski, ka shpërthyer zjarr.Në zjarr është shkaktuar dëm material, ndërsa gjatë shuarjes së tij është lënduar edhe një zjarrfikës.Sipas informacioneve të fundit, zjarri është shuar plotësisht dhe për momentin po kryhet hetim.Zjarri ka shpërthyer në orën 9, i cili ka djegur çatinë dhe katin e epërm. Arsyet për zjarrin akoma janë të panjohura.Zjarrfikësi i lënduar është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile.