Gjykata Penale caktoi masën e paraburgimit 30 ditorë për tre deputet të VMRO-DPMNE-së si të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Prapa grilave në burgun e Shutkës për 30 ditë do të qëndrojmë deputetët Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov. Për deputet Zhaklina Peshevska, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, Gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak. Para marrjes në pyetje, deputetët e dyshuar për terrorizëm u pritën për ngushëllim nga kolegët e tyre të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Avokatët mbrojtës të deputetëve nuk u prononcuan pas vendimeve. Jo zyrtarisht të njëjtit do të shfrytëzojnë mundësinë e ankimit të masave. Para marrjes në pyetje, deputeti i cili dyshohet të ketë hapur dyert e Kuvendit, Kërst Mukoski tha se nuk pranon veprën dhe se pret vendim të drejtë gjyqësor.

Për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” dyshohen 34 persona. Javën që lam pas Gjykata Penale caktoi masën e paraburgimit 30 ditorë edhe për ish drejtorin BSP-së Mitko Çavkov, udhëheqësve të protestave Boris Damovski dhe Bogdal Ilievski, ish drejtorit të Operës dhe Baletit, Igor Durllovski dhe dhjetëra personave të tjerë. Të premten e kaluar Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për deputetët e lartpërmendur. Ndërkohë 6 persona mbeten akoma të pakapshëm për organet policore.