Janë bërë 49 ditë që kur karriera e Ousmane Dembele pësoi një goditje të vogël pas lëndimit serioz të pësuar në Getafe, por tani anësori është rikthyer në fushë.Pasditen e së enjtes, Dembele ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shihet me atlete të mbathura për herë të parë qysh pas lëndimit.Rikthimi i tij te skuadra startuese nuk pritet të ndodhë para muajit janar.Megjithatë, nuk është hedhur poshtë që francezi të jetë në dispozicion para fundit të muajit dhjetor për shkak të ‘El Clasicos’ që mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për lojtarin.