Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari ka vlerësuar lart vizitën që iu bë atij nga figurat e njohura të Kosovës e Shqipërisë, në mesin e tyre edhe Ramiz Lladrovci, Bekim Jashari si dhe Pandeli Majko.

Ja si e përshkruan këtë vizitë Dehari:

Të djeshmen, do të mundohem që t’a përshkruaj sot për një të nesërme më te ndritur. Për mua kjo foto ka shkëlqimin kuptimplotë të një simbolike sa të thellë e të pastër, aq edhe të dashur, të çiltër, vëllazërore e shpresdhënëse. Dhe, për shumë arsye: e para, me këta personalitete të çmuara kam shtrënguar duart pikërisht në Komunën e Kërçovës, që i fali gjak, djersë dhe mund kombit tonë; e dyta, vetë Uskana Ilire është shndërruar në një sinonim bashkimi vetëdijeje të lartë që në vlerë sakrifice për të më mbështetur sërisht, i sjellin fitoren e radhës Kërçovës.

Kur turma e madhe e bashkëvendasve të diasporës që stërmbush sheshin e qytetit me entuziazëm pret shpalljen e ngadhnjimit , më jep ndjenjën e aktit të ngritjes së Flamurit Kuq e Zi në Vlorën heroike e pritjes së popullit në shesh për të dëgjuar jehonën e shenjtëruar të shpalljes së Shqipërisë së pavarur; e treta , është i riu i Jasharajve Bekim Jashari, që në vendprehjen memoriale të Prekazit, engjëllor qëndrojnë 60 varre dëshmorësh me një mbiemër: Jasharaj!

E katërta, ku është Bekimi është edhe Ramiz Lladrovci një legjendë e trimërisë, pjesëtar i UÇK-së në luftën e Kosovës; e pesta, kjo foto ma përmbush përmbajtjen me Pandeli Majkon, figurën më të dashur për të gjithë shqiptarët, sepse kur Kosova digjej, ai më këmbë ngriti gjithë Shqipërinë dhe vuajti për fatin e shqiptarëve po aq sa vuajti çdo familje e viktimizuar. Edhe sot qëndron i denjë në postin e Ministrit për t’u gjendur pranë nesh në moment në Uskanë, pastaj në Prishtinë, Ulqin e gjetkë qyteteve shqiptare kudo që paraqitet nevoja për prezencën e tij.Ky bashkim i fuqizimit të kombit ka rrugën e hapur të bashkëpunimit të ndërsjelltë e të përzemërt mes krerëve të komunave të Skenderajt, të Drenasit e të Kërçovës shpirtgjërë e mikpritëse.

Prandaj, Bekimi, Ramizi e Pandeliu në dorën time lanë ftesën për t’i nderuar në vizitë edhe unë , gjë që së shpejti edhe do ta bëj. Sigurisht, në fund ëmbëlsira shtrohet në sofrën e Tiranës në shprehje të bujarisë së Pandeliut….Dhe, pyetja retorike: A ka gjë më të bukur, më fisnike e më kombëtare se kjo në ditë paqeje të shfrytëzojmë e thellojmë format e bashkëveprimit me këto mendje të ndritura?!Të dashur bashkëvendas të mi. Në emrin Tuaj e timin tej mase falënderoj mysafirët e çmuar për vizitën që ia bënë Komunë sonë!