Një burrë është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme, në rrugën “Nikolla Tupe”, në zonën e ish “Bllokut” në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe një hetim ka nisur për të zbuluar nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo vrasje.

Burime nga vendngjarja thanë se shenjat e para të gjetura, hedhin dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje, megjithatë kjo hipotezë mbetet për tu verifikuar.