Analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Janusz Bugajski, ka bërë një paralajmërim të fortë në lidhje me Rajonin e Ballkanit, nëse nuk do të ketë një ndërhyrje të fortë nga ana e SHBA.

Në një intervistë për tanjug, Bugajski thotë se nëse SHBA nuk merr menjëherë frenat e Ballkanit Perëndimor, atëherë ky rajon do të ndizet nga flaka e një konflikti të madh etnik.

Sipas tij, përveç grushtit të shtetit në Mal të Zi dhe përplasjeve në Maqedoni, edhe vrasja e Oliver Ivanoviçit ka ardhur nga Moska.

“SHBA duhet të zhbllokojë menjëherë anëtarësimin e Maqedonisë dhe Bosnjs në NATO dhe të shtyjë Serbinë të njohë menjëherë Kosovën”, thotë Bugajski.

Sipas tij, armët ruse në Serbi, nëse nuk kthehen mbrapsht, atëherë do të duhet që të neutralizohen menjëherë duke armatosur pjesën tjetër të vendeve ballkanike.