Para pak çastesh në afërsi të Shtëpisë së Pleqve në lagjen e Fushë Tophanes në Çair janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dal në vendngjarje dhe ka bllokuar vendin ku kanë ndodhur të shtënat dhe po punon në zbardhjen e rastit. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të plagosur eventual.