Fraksioni i Bilall Kasamit në partinë Lëvizja Besa, sot në Shkup do të mbajë Kongresin e tyre të parë. Pritet që Bilall Kasami të jetë kandidat i vetëm për të marrë udhëheqësinë me këtë fraksion. Në këtë Kongres pritet të marrin pjesë 505 delegatë.

Përçarjet në partinë Lëvizja Besa u zyrtarizuan kur javën e kaluar fraksioni tjetër, zgjodhi për lider partie Afrim Gashi, në Kongres të mbajtur në Tetovë me 544 delegatë të cilët ishin prezent.

Më pas, fraksioni i Gashit, në tre konferenca për shtyp këto ditë akuzoi Bilall Kasamin se ka bërë falsifikimin e dokumenteve në Gjykatë duke ndryshuar kështu, sipas tyre, në mënyrë të kundër-statutore kryetarët e degëve të partisë, për të vendosur persona të besueshëm që nuk do të kërkonin dorëheqjen e tij.