Ish-kryeministri Sali Berisha e ka kapur sërish me Turqinë dhe qeverinë e saj.

Në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me votën shqiptare në OKB për Jerusalemin, Berisha ka deklaruar se kontributi i Ankarasë për Lindjen e Mesme nuk duhet përfillur.

Berisha ka pranuar se në vitin 2012 kur Shqipëria abstenoi për njohjen e Palestinës, ka pasur një telefonatë me ministrin e jashtëm të asaj kohe të Turqisë, Ahmet Davutoglu.

“Unë i bëra të qartë që Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën ndërkombëtare.
Nëse nuk do të ishte SHBA, edhe Lindja e Mesme nuk do të ishte ajo që është sot. Mund të kishte edhe luftë botërore, por është SHBA ajo që i ka frenuar.
Nëse SHBA do të sulmojë Korenë e Veriut, Shqipëria duhet të jetë në krah të tyre, tha ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend.

Ai ka akuzuar Edi Ramën se është një vegël e Ankarasë zyrtare.