Adnan Azizi i Lëvizjes Besa në profilin e tij në Facebook ka komentuar fotografinë që u bë virale ku shihet babai i vrasësit të Almirit se është pjesë e strukturave të LSDM-së.

Ai ka akuzuar kryeministrin Zaev se në raport me shqiptarët nuk dallon aspak nga mendësia e Gruevskit.

Ja postimi i plotë:
Nga “život za site” po del “site ste isti” në raport me shqiptarët

Pas skandalit të babait të Boban Iliqit që shihet në krye të forumeve të LSDM-së dhe në foto me kryetar komunash të po kësaj partie, shqiptarët përfundimisht nuk mund të besojnë më tek përrallat dhe parullat e Kryeministrit Zoran Zaev. “Jetë për të gjithë” – (zivot za site)
“Shtet qytetar i barabartë për te gjithë”
“Zhvillim te barabartë ekonomik” dhe “drejtësi për të gjithë” fatkeqsisht premtimet e shumta dhe pritjet e qytetarëve nga një qeveri që erdhi me aq pompozitet dhe spektakël për ndryshime rrënjësore dhe reforma rrënjësore rezulton vetem një farsë dhe mashtrim i rradhës i gjithë atyre shqiptarëve që e votuan LSDM-në dhe kryeministrin Zaev.

I nderuar kryeministër në shtet europjane atje ku pandehni ta dergoni maqedoninë, një skandal i tillë siç është rasti i familjes Iliq që vrau një fëmijë të mitur në mënyrën më makabër në sy te familjes çon në dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë ku jeni ju në këtë rast, i nderuari kryeminister ju dhe partia juaj nuk bëtë asnje prononcim lidher me rastin në fjalë!

I nderuar kryeministër
Gjykatat vazhdojnë të jenë të politizuara, drejtësia vazhdon të jetë selektive – për dike nënë e për dikë njerk, akoma me qindra ndoshta edhe me mira shqiptarë te pafajshëm dergjen nëpër burgje, korrupsioni vazhdon te lulëzojë si ne kohën e qeverive paraprake, varfëria vazhdon ta pllakos këtë vend, rinia ikin për cdo ditë…

I nderuari kryeministër me një qasje të këtillë Maqedonia nuk mund të shkojë drejtë europës por drejtë gropës!