Veprimtari i njohur kërçovar, Gafurr Adili, në një intervistë ekskluzive për Lajm.Tv, ka folur lidhur me zhvillimet politike të momentit në Maqedoni. Ai ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë, me vërejtje se aty nuk përmenden fare çyshtje që tangojnë shqiptarët.

Adili është i bindur se ekziston marrëveshje e fshehtë për zgjedhjen e Ali Ahmetit për president të Maqedonisë. “Që tani mund të ja uroj këtë”, thotë Adili, duke theksuar se kjo nuk do të sjellë ndonjë përfitim për shqiptarët.