Month: November 2018

Dëshmia e të akuzuarit Abdulfeta Alimi nga “27 prilli”, ja çka përmbajnë

Me prezantimin e dëshmive nga lista e dëshmive të akuzuarit Abdulfeta Alimi filloi seanca e sotme në Gjykatën Penale për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në gjykatë shihet CD me video në të cilën mund të vërehen persona të cilët lëvizin në korridor para sallës 3 në Kuvend. Shihet Alimi si i ndihmon Aleksandar Jankoviqit dhe qëndron para me qëllim që ta mbrojë. Pasi Jankoviq ka rënë në tokë nga goditja pranë tij menjëherë vjen Alimi t’i ndihmojë dhe së bashku me pjesëtarët tjerë të sigurimit të Kuvendit tentojnë ta...

Read More

Patriotizmi i rremë i politikës shqiptare

Sa herë 28 nëntori është në prag të portës, politika shqiptare vrapon të tregojë patriotizmin e saj, të organizojë pritje, përurime, aktivitete të mbushura me ngjyra e fjalime tërë pasion e dashuri kombëtare. Nëse dikush nuk do t’i njihte do të mendonte se Shqipëria ka fat qe drejtohet në qeveri apo opozitë nga njerëz që e duan kaq shumë. Në fakt nuk është kështu. Të kujtohesh vetëm në ditën e pavarësisë për vendin tënd, kombin e historinë e tij është një dyfytyrësi e shëmtuar, një ndjenjë e gënjeshtërt që nuk synon asgjë më shumë sesa të ndërtuarit të një...

Read More

Lënda për arratisjen e Gruevskit në procedurë parahetimore

Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion po zhvillon procedurë para hetimore për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari. Në këtë pjesë të procedurës po grumbullohen xhirimet nga kamerat e kalimeve kufitare, prej para ndërtesës së Gruevskit dhe nga fqinjët, ndërsa kërkohet raporti edhe nga institucionet dhe të dhënat nga bankat, u tha në brifingun e sotëm me gazetarët në Prokurorinë Themelore Publike të Maqedonisë. Nga Prokuroria theksuan se nëse konfirmohet përgjegjësia tek ndonjë person për arratinë e Gruevskit shkalla e punës do të rritet dhe lënda nuk do të jetë në...

Read More

Dimri më i ashpër në 70 vjet pritet ta kaplojë këtë shtet të Evropës

Meteorologët në Britani të Madhe po parashikojnë dimrin me më së shumti borë në 70 vjetët e fundit. Rryma e ajrit që vjen nga Arktiku pritet të kalojë përgjatë shtetit dhe të zgjatë me javë të tëra. Kjo do të shkaktojë reshje të shumta të borës e stuhi të panumërta. Periudha e borës së madhe pritet të fillojë nga java tjetër e deri në mesin e...

Read More

Marigona Marku, ambasadorja e re e Maqedonisë në SHBA

Marigona Marku zgjidhet ambasadore e Maqedonisë në SHBA. E lindur në Dibër të madhe, znj. Marku ka punuar më herët në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë. Kjo përzgjedhje është mëse e merituar pasi në SHBA, gjegjësisht në shtetin e New Yorkut, Komuna e Staten Island për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve dibran është binjakëzuar me Komunën e Dibrës, biles ajo thirret edhe si Dibra e tretë, pas Dibrës së vogël të Peshkopisë. Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për...

Read More