Month: June 2018

Cavani ja pret biletën Ronaldos për në Portugali, Uruguai siguron çerekfinalen

Uruguai është ekipi i dytë që kualifikohet në çerekfinale të Botërorit, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Portugalinë në stadiumin “Fisht Olympic”. Të besuarit e Tabarez bënë një ndeshje mjaft të mirë në Sochi, me protagonist absolut sulmuesin Edinson Cavani, i cili realizoi një dopietë. Ronaldo ishte në hije në këtë takim me uruguajnët që e markuan mjaft mirë duke mos i lënë asnjë hapësirë. Në çerekfinale Uruguai do të përballet me Francën, që mposhti sot pasdite Argjentinën 4-3. Ndeshja nisi mjaft mirë për Uruguain, që kaloi që në fillim në avantazh me anë të dyshes Cavani-Suarez. Sulmuesi i Barcelonës,...

Read More

Xhaferi: Presidenti nuk dëshiron të komunikojë me askënd

Presidentit të shtetit i është bërë praktikë që të mos nënshkruajë dekrete dhe të përzihet në punën e pushtetit ligjvënës. Me këto fjalë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, e shpjegoi vendimin e Gjorge Ivanovit, i cili refuzoi ta nënshkruajë dekretin për Marrëveshjen me Greqinë. Xhaferi tha se Ligji për gjuhët dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes do të dërgohen në Gazetën Zyrtare vetëm me nënshkrimin e tij, duke theksuar se Presidenti nuk e respekton Kushtetutën. “Sigurisht se të dy ligjet duhet të dërgohen vetëm me nënshkrimin tim, me arsyetim se institucioni tjetër ka refuzuar ta përmbushë obligimin...

Read More

Pritet dorëheqja, trajneri i Argjentinës befason të gjithë me deklaratën pas eliminimit

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampioli ka folur pas eliminimit nga Kupa e Botës. Pas ndeshjes, trajneri tha se është i trishtuar, dhe se i vjen keq për lojtarët që kanë bërë përpjekje të madhe në këtë kompeticion. Befasisht ai nuk përmendi në asnjë moment dorëheqjen. “Kjo është shumë e dhimbshme, veçanërisht për lojtarët sepse kanë bërë një përpjekje të madhe”, ka deklaruar Sampioli pas ndeshjes. “Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë e ne nuk kemi arritur qëllimin tonë në Rusi. Jam i trishtuar, jam i frustruar-mendoj se kjo është normale”, përfundoi ai. Argjentina u mposht 4-3 nga Franca,...

Read More

Mjaftoi të shihte në sytë e demit, që ti jepte fund karierës si toreador

Kjo foto e pabesueshme shënon fundin e karrierës së toreadorit Alvaro Munera. Ai u rrëzua në mes të një beteje kur e kuptoi se i duhej të luftonte deri në fund këtë “bishë miqësore”. Ai u bë një kundërshtar i vetëshpallur i demave. Alvaro Munera citon momentin me fjalët: “Dhe më në fund, unë shikoja atë dem, ai kishte pafajësinë që kishin të gjitha kafshët në sy dhe ai e kishte atë lutës në sytë e tij. Do e përshkruaja atë si një person që lutet – sepse një person rrëfen, është shpresa që tjetri të fal, ndihem njeriu...

Read More

Formacionet zyrtare: Uruguai – Portugali

Kombëtarja e Uruguait dhe Kombëtarja e Portugalisë do të kërkojnë të bëhen skuadra e dytë që kalon në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Ndeshja mes Uruguait dhe Portugalisë fillon nga ora 20:00. Ja formacionet...

Read More