Month: February 2018

Shqiptarja nga Maqedonia akuzon ish-presidentin e Gjermanisë për ngacmim seksual

Bashkëthemeluesja e lëvizjes feministe radikale “Femen” në Gjermani, shqiptarja nga Maqedonia, Zana Ramadani, është gjetur sërish nën dritat e reflektorëve. Ajo sot (e mërkurë) promovon librin e saj të dytë brenda një viti, atë me titullin “Sexismus. Über Männer, Macht und #Frauen” (Seksizmi. Mbi burrat, pushtetin dhe #gratë”). Libri i saj i parë, i botuar vitin e kaluar fliste për rrezikun islamik që kërcënon shoqëritë perëndimore, shkruan albinfo.ch. Vetëm një ditë para promovimit të librit të saj të ri, emri i Zanës lakohet nga gazetat gjermane lidhur me një akuzë që ajo e drejton në këtë libër në një...

Read More

Ushtarët amerikanë kanë përjetuar ndjenjë të “djegies” pasi kanë hapur një zarf

Njëmbëdhjetë persona nuk janë ndjerë mirë dhe tre janë dërguar në spital, pasi kanë hapur një zarf me përmbajtje të një “substance të panjohur”, në një bazë ushtarake amerikane jashtë Uashingtonit, kanë njoftuar autoritetet. “Kemi pranuar një zarf me një substancë të panjohur”, në bazën e përbashkët të marinës amerikane dhe asaj të Myer-Henderson Hall në Arlington të Virxhinias. Po ashtu është thënë se personeli menjëherë ka marr masa parandaluese. CNN ka raportuar se një kolonel, një ushtar dhe një rreshter i armëve janë ankuar për një ndjenjë të “djegies”, në duart dhe fytyrën e tyre, pasi kanë hapur...

Read More

Aleanca për Shqiptarët do të përjashtojë këshilltarin nga partia pasi votoi “padashje” pro përmendores

Aleanca për Shqiptarët reagon kundër vendosjes së përmendores së Qoses në Komunën e Sopishtes dhe distancohet publikisht nga këshilltari i ASH-së, me ndihmën e të cilit u votua që kjo përmendorë të vendoset në këtë komunë, përcjell Portalb.mk. “Dënojmë rastin e sotshëm për dislokimin e Bustit të Qoses në Komunën e Sopishtes, njëkohësisht distancohemi publikisht nga këshilltari i ASH-së i cili ka votuar për një veprim të pamatur dhe të pa justifikueshëm. Informojmë opinionin se ditët në vijim Komisioni Disiplinor i Aleancës për Shqiptarët do shqyrtojë një vendim për përjashtimin eventual të këshilltarit në fjalë nga radhët e partisë....

Read More

Maqedonasit djegin flamurin e Greqisë në mes të Shkupit (FOTO)

Protestuesit maqedona sonte në mes Shkupit kanë djegur flamurin e Greqisë, si shenjë revolte për negociatat për çështjen e emrit. Protesta organizohet nga shoqata patriotike “Tvrdokorni” dhe “Forcat e Bashkuara të Maqedonisë” për mbrojtjen e emrit “Maqedoni” . Shumica e pjesëmarrësve në protestë mbajnë flamujt maqedonas. Ata që dolën në protestë thonë se emri nuk është për shitje, dhe se populli nuk është pyetur për këtë, dhe se ai i cili do ta ndryshon emrin shpejtë do të ikë nga pushteti. Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave, tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, tërheqjen e marrëveshjes për marrëdhënie të...

Read More

Shkup/ Maqedonasit protestojnë kunder gjuhës shqipe

Ka filluar protesta në Shkup e organizuar nga shoqata patriotike “Tvrdokorni” dhe “Forcat e Bashkuara të Maqedonisë” për mbrojtjen e emrit “Maqedoni”. Shumica e pjesëmarrësve në protestë mbajnë flamujt maqedonas. Ata që dolën në protestë thonë se emri nuk është për shitje, dhe se populli nuk është pyetur për këtë, dhe se ai i cili do ta ndryshon emrin shpejtë do të ikë nga pushteti. Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave, tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, tërheqjen e marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament....

Read More