Month: February 2018

Grekët reagojnë për djegien e flamurit në Shkup

Djegia e flamurit grek gjatë protestave të të martës në Shkup nxiti reagime të shumta në fqiun jugor dhe ishte temë kryesore në mediat e atjeshme. Nga Byroja për Siguri Publike njoftojnë se kanë filluar procedurat ligjore për këtë vepër penale. Në lidhje me flamurin, është identifikuar personi. Janë siguruar të gjitha të dhënat për personin në fjalë që ka kryer këtë vepër. Për momentin jemi në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, me qëllim të marrjes se masave dhe veprimeve të duhura. Është evidentuar rasti dhe është bërë dorëzimi i padisë adekuate – tha Llaze Velkovski, Drejtor i Byrosë...

Read More

Gashi anashkalon BDI-në për të hyrë në Qeveri, Zaevi është ai!

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i pyetur për kyçjen e Besës në Qeveri ka anashkaluar në mënyrë indirekte rëndësinë dhe rolin e BDI-së “Kyqja jonë në Qeveri varet vetëm nga raportet ndërmjet BESËS dhe Kryeministrit Zaev. Nuk varet dhe nuk guxon të varet nga ndonjë faktor tjetër”, ka theksuar Gashi në një intervistë për TVM2. Krahu i Gashit tashmë është pranë hyrjes në Qeveri dhe se siç mëson INA janë kryer gati të gjitha detajet. Si pjesë e këtij koalicioni do të jetë edhe PDSH-ja, me dy deputetët e...

Read More

Rritet numri i martesave në Maqedoni, zvogëlohen divorcet

Gjithsej 3.119 martesa janë lidhur në tremujorin e katërt të vitit 2017, që është rritje për 6,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Sipas Entit shtetëror të statistikës, numri i martesave të divorcuara në këtë tremujor është 590 që paraqet zvogëlim për 9,8 për...

Read More

Protestuesit para zyrës së BE-së lënduan një polic

Një polic i cili e ka siguruar zyrat e BE-së në Shkup, mbrëmë është lënduar me gurë nga një person i cili ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga Kongresi Botëror Maqedonas dhe Bashkësitë maqedonase në Evropë. Tek një person janë gjetur koktej molotovi, ndërsa janë djegur edhe flamuj të Greqisë dhe të Shqipërisë. Siç kumtuan nga MPB-ja, gjatë protestës së djeshme, nga ana e disa personave është gjuajtur me gurë drejt ndërtesës së BE Info Qendrës, me çrast është lënduar një pjesëtar i policisë. Gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve, në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup janë...

Read More

Emërimi i drejtorëve, “vlon” në selinë e BDI-së

Pas publikimit të emrave të ri të drejtorëve të partisë shqiptare në pushtet janë shfaqur shumë paknaqësi në mesin e anëtarëve dhe simpatizanëtave të kësaj parti. Madje ka shumë paknaqësi edhe në mesinë e anëtarëve të kryesisë qendrore dhe eksponetëve kryesorë të kësaj force politike shqiptare, shkruan Zhurnal. Sipas paknaqësive të theksuara në opinion nga integristët e “rebeluar” ndaj zgjidhjeve kadrovike për drejtor dhe zëvendës-drejtor theksohet edhe fakti se në listën prej 30 drejtorëve të emëruar nuk asnje risi. Ato thonë se në mesin e tyre ka personalitetet të cilat për më shumë se 10 vite mbajnë poste dhe...

Read More