Month: November 2017

Manifestimi i 28 Nëntorit nga Ambasada e Shqipëris me kritere selektive

Izet Zeqiri Më lejoni që në fillim të kësaj letre të përcjell URIME 28 NËNTORI DITA MË SHTREJTË E KOMBIT SHQIPTAR te të gjithë shqipëtarët ane mbanë botës! Për nder të Festës Kombëtare, 105 Vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Republikes së Shqipërisë organizoi një pritje madhështore te Park Hotel & Spa në Shkup në të cilën ishin ftuar përfaqësues të institucioneve shtetërorenë vend si që janë, presidenca, parlamenti dhe qeveria, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare në Shkup, përfaqësues nga shoqëria civile, biznesi mediat shqiptare dhe maqedonase, drejtues të shoqatave dhe përfaqësues të shquar të arsimit shqip,...

Read More

Ohër-Një trup i pajetë gjendet në parkun e holandezëve

Një trup i pajetë është gjetur në parkun holandez të qytetit të Ohrit. Sipas policisë, i vdekuri është identifikuar në një karrige të këtij parku nga ana e kalimtarëve të rastit, të cilët menjëherë kanë lajmëruar organet e rendit. Policia ka kryer hetime për të zbardhur identitetin e viktimës, ndërsa sipas portaleve lokale, bëhet fjalë për një të...

Read More

“Luftë” për pozicione të forta

ASH mbetet në pozicionin që të mbajnë Shëndetësinë dhe nëse jo – kjo parti kërkon nga LSDM të lëshojë Ministrinë e Arsimit, atë të Punës dhe Politikës Sociale, apo edhe të Transportit plus një ministër pa resor, kjo për të kompensuar uljen e pozicionit politik në Qeveri. Nga BDI janë të sigurt se Shëndetësia do t’i merret ASH-së dhe pak rëndësi do të ketë nëse atë do ta merr kjo parti apo LSDM, shkruan koha.mk. Këto ditë, me interes po pritet plotësimi vendeve vakante në Qeveri, pa mos përjashtuar as opsionin e lëvizjes së më shumë ministrive mes partnerëve...

Read More

29 Nëntori nuk është nata e bardhë,por nata më e zezë e historis së Shqipërisë

Nga Avokati Altin Goxhaj, nipi i Dëshmorit Rushan Goxha! Errësira e të cilës vazhdon dhe sot! Sepse Jugosllavët 76 vjet më parë, me krijimin e PKSHsë, vetëm duke pasur një bandë maskarenjsh kriminelë komunistë shqiptarë me në krye Enverin, Mehmetin, Xoxen, Ramizin, etj, pra KOLONËN E PESTË TË JUGOSLLAVISË së Titos, arritën ta pushtojnë dhe shkretojnë Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, të rishkëpusin trojet shqiptare dhe të shfarosnin gjithë shqiptarët patriotë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Sanxhak dhe të varrosnin përfundimisht çdo shpresë të shqiptarëve për një Shtet dhe përparim si të gjithë kombet e botës! Shfarosja komuniste...

Read More

Është përpunuar dokumentacioni për linjën hekurudhore Kërçovë-Lin

Në Info Qendrën e BE-së sot do të mbahet ngjarje përfundimtare për projektin “Përgatitja e dizajnit të hollësishëm dhe dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e aksit të ri hekurudhor Kërçovë – Republika e Shqipërisë, si pjesë e Korridorit 8 dhe dokumentacionit të tenderit për mbikëqyrje të punëve ndërtimore”. Me projektin, BE-ja do të sigurojë 7,7 milionë euro për përpunimin e dokumentacionit të hollësishëm projektues dhe dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e linjës së re hekurudhore në gjatësi prej 63 kilometrave. Linja do të fillojë para Stacionit hekurudhor në Kërçovë dhe do të shtrihet nëpër komunat Kërçovë, Debarcë dhe Strugë...

Read More