Month: October 2017

“Shkupi 2014”, shumica e përmendoreve janë pa leje

Pjesa dërmuese e përmendoreve në projektin “Shkupi 2014” ose rreth 90% janë ndërtime pa leje, konfirmon koordinatori i trupit punues për revidim të këtij projekti, Mirosllav Gërçev. Sipas tij, që qeveria dhe Nikola Gruevski t’i realizojë këto ndërtime janë shkelur Kushtetuta dhe Ligjet. Ai paralajmëron se përmendoret e para që do të hiqen janë Andon Llazov- Janev apo i njohur si Qoseto si dhe shtatorja e Nënë Terezës në sheshin e Shkupit e cila edhe më tej ndërtohet. Më pas si prioritet i paralajmëroi përmendoret e “Luftëtarit në kalë” dhe atë të “Filip Makedonskit”. Ata po na frenojnë dhe...

Read More

Krim brenda familjes. Burri vret gruan dhe tre fëmijët e tij

Një burrë ka vrarë gruan dhe tre fëmijët e tij të moshave, 14, 18 dhe 20 vjeç përpara se të vetëvritej. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi fermë në Francën Veriore, pranë zonës Nouvion-et-Catillon në rajonin Aisne, rreth 40 milje në veri të Reims. Një punëtor në fermë bëri zbulimin e tmerrshëm të martën rreth orës 8.15, i cili thirri menjëherë Policinë Franceze në skenën e përgjakshme, ku arritën të gjenin fëmijët dhe çiftin, të dy të moshës 47 vjeç. Sipas policisë viktimat janë dy djem dhe një vajzë të moshave 14, 18 dhe 20 dhe bashkëshortja e tij,...

Read More

Ish veprimtari i luftës Musa Berisha me mesazh emocional

Para pak çastesh veprimtari i luftës së 2001 Musa Berisha, në profilin e tij në facebook është shprehur, me një postim të tij emocional për fëmjët e dëshmorëve dhe ish luftarëve të 2001 Ai në profilin e tij të Facebookut shkruan: Zot shyqyr qe kelan vdekjen qe mos te zgjohen ata qe ran per komb dhe per flamur se kur ta shohin se si perqafohen ushtart e liris me jevgjit dhe ata qe i vran dje do kishin qajt veten pse ram per ket popuĺl ajeni ne dijeni se po shkelni amanetin e atyre qe ran per ideal ajeni...

Read More

FOTO/ Aksident i rëndë, humb jetën shqiptari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Itali dhe viktima, sipas medieve lokale, është një 43-vjeçar shqiptar. Ai po punonte me një traktor për punimet e malit Zuccone. Burri, me origjinë shqiptare dhe banor në Tarsogno, ishte duke punuar me traktor kur mjeti përfundoi në një kanal. Aksidenti ndodhi orët e vona të së hënës, por është bërë publik nga mediat lokale ditën e sotme. Ka qenë gruaja e shqiptarit që ka njoftuar policinë, pasi i shoqi nuk kishte shkuar në shtëpi. Më të marrë njoftimin policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendin ku punonte 43-vjeçari, identiteti të cilit...

Read More

Shqiptarët po bëhen gati të dridhin Maqedoninë me protesta

Opozita shqiptare në Maqedoni po bëhet gati për protesta të mëdha. Paralajmërimet e para kanë ardhur nga përfaqësues të Lëvizjes Besa, parti e cila në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale garoi bashkë me Aleancën Shqiptare, në kuadër të koalicionit Aleanca me Besë, shkruan Gazeta Lajm. Zyrtari i Lëvizjes Besa, Emad Mehmeti, ka aluduar se protestat mund të jenë përgjigje ndaj parregullsive dhe “vjedhjeve zgjedhore” në zgjedhjet lokale. “Nuk mundet dikush tjetër që me vjedhje e manipulime, aq më pak shteti e pushteti me deformim të zgjedhjeve, e as policia e mafia, të përcaktojnë fatin për komunat tona,...

Read More